Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë që strategjia dhe taktika e lojës ishte të duhurat ndaj Tottenhamit, por që në fund humbën 3-0.
Mourinho pësoi humbjen e tij më të rëndë në shtëpi prej se është trajner te Manchester United.
Tekniku portugez refuzoi të fliste keq për lojtarët e tij pas ndeshjes, duke këmbëngulur se ata nuk pësuan humbje në pikëpamjen taktike, ndërsa i ka lavdëruar edhe tifozët e Manchester Unitedit.
“Nga pikëpamja strategjike ne nuk kemi humbur, as pikëpamja taktike nuk kemi humbur, por kemi humbur”.
“Erdhi goli i tretë dhe e vrau ndeshjen. Ne punuam gjatë gjithë javës, por tifozët tanë nuk lexojnë gazeta, nuk shikojnë televizor, janë më inteligjentë se kaq”.
“Tifozët tanë u përgjigjën në një mënyrë të mrekullueshme”, ka thënë Mourinho për Sky Sport.
Kjo është humbja e dytë e United, pas javë më parë pësuan edhe nga Brighton & Hove Albion. /Telegrafi/