Telegrafi

Mourinho: Nuk mund të them që nuk do ta drejtoja Kombëtare e Brazilit

Trajneri portugez Jose Mourinho ka lëshuar me një deklaratë bombastike për “Fox Sports”, duke thënë se një ditë mund të bëhet trajner i Brazilit.

57 vjeçari, i cili është në krye të Tottenhemit, njihet për ambiciet e tij të mëdha, ndërsa ka shtuar se ende është herët që të drejtojë kombëtare.

“Jam 57 vjeç, moshë kjo e re për një trajner. Nuk jam lodhur nga stërvitja”.

“Jam lodhur nga të qëndruarit në shtëpi, për shkak të coronavirusit”.

“Nuk mund të them që nuk do të stërvit Përfaqësuesen e Brazilit apo një skuadër braziliane”, ka thënë Jose Mourinho. /Telegrafi/