Jose Mourinho ka detyruar mesfushorin gjerman Bastian Schweinsteiger të ushtrojë me ekipin e rezervave të Manchester Unitedit.
“The Sun” shkruan se tekniku portugez e ka urdhëruar gjermanin që të bëhet gati për largimin nga klubi, pasi për të nuk ka vend në skuadër.
Mesfushori 32-vjeçar fillimisht është ‘ndëshkuar’ nga Mourinho, duke u përjashtuar nga ekipi i parë për t’u bashkuar me ekipin e rezervistëve.
Mesfushori ka edhe dy vjet kontratë te Unitedi, por tani është i detyruar të gjejë një klub të ri. /Telegrafi/