Telegrafi

Mourinho: Nuk jam trajneri më i mirë në botë

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk është trajneri më i mirë në botë. 

Trajneri i Zoryas, Yuriy Vernydub, e kishte cilësuar Mourinhon si trajnerin më të mirë në botë, para ndeshjes së sotme në Ligën e Evropës.

“Është shumë mirë ta thuash këtë, por nuk mendoj që është e drejtë. Trajneri më i mirë në botë nuk eksiton”.

“Çdo sezon dikush duhet ta fitojë ‘Topin e Artë’, por nuk mendoj se zgjidhet më i miri”.

“Mund të thuash më i miri i vitit dhe me këtë do të isha i pajtimit pasi atë vit ke arritur rezultatet të rëndësishme”.

“Ai është treguar vetëm i mirë që ka thënë ashtu, asgjë më shumë. Të mësojë nga unë? Ai mund të mësoj nga unë njëjtë sa unë mësojë nga ai”, ka thënë Mournho. /Telegrafi/