Site icon Telegrafi

Mourinho: Nuk jam armiku i Unitedit, por do të shkoj në Old Trafford për ta fituar ndeshjen

Jose Mourinho (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Jose Mourinho do të kthehet në Old Trafford të mërkurën mbrëma, për herë të parë që nga shkarkimi, mirëpo trajneri i ri i Tottenham Hotspur thotë se nuk është armik i Manchester Unitedit.

Portugezi i kaloi dy vjet e gjysmë në krye të Djajve të Kuq, ndërsa në dhjetor të vitit 2018, atij iu tregua dera. Ai do të luajë me klubin e ri ndaj ish-punëdhënësve, ndërsa ka pranuar se pritet një reagim i përzier nga tifozët lidhur me prezencën e tij në stadium.

Lexo po ashtu Mourinho: Tifozët e Tottenhamit nuk më duan ende, por më pranojnë

“Unë nuk jam karakteri negativ, unë nuk jam një armik”, është përgjigjur Mourinho kur është pyetur lidhur me raportet e tij me Unitedin.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Jose Mourinho (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

“Unë jam trajneri që po përpiqet të fitojë te Manchester Unitedi. (Ole Gunnar) Solskjaer është njeriu që do të përpiqet ta fitojë ndeshjen për Unitedin, prandaj është e natyrshme se ata do ta mbështesin atë dhe jo e mua”.

“Më pëlqen të luaj ndeshje të mëdha, më pëlqen të luaj ndaj ekipeve më të mira dhe të kthehem në vendet ku kam qenë i lumtur. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me tifozët e Manchester United. Jam kthyer si analist dhe u befasova me pritjen e bukur”, ka deklaruar më tej trajneri i Tottenhamit. /Telegrafi/

Exit mobile version