Site icon Telegrafi

Mourinho nuk e kursen as dyshen legjendare të United: Provuan të jenë trajner, por i larguar shumë shpejtë

Kur Jose Mourinho ishte trajner te Manchester United, të parët që kërkuan largimin e tij ishin dyshja legjendare e këtij klubi, Paul Scholes dhe Gary Neville.

Por as Jose nuk ka qëndruar prapa dhe ka folur për dyshen duke mos i kursyer sulmet ndaj tyre.

Sipas Mourinhos, të dy ish-lojtarët e kanë provuar edhe vet të jenë trajnerë, por kanë dështuar në çdo aspekt.

“Është totalisht diçka tjetër, kur je përpara televizorit dhe analizon një ndeshje, duke dhënë opsione sesi si duhet të jetë formacioni”.

“Këto vendime, kur je në bankë, a mund të merren me të njëjtën qetësi, të jesh analist i zoti, të lexosh lojën dhe të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të përballuar presionin?”, ka pyetur me ironi Mourinho.

“Ata e kanë provuar të jenë trajnerë dhe në më pak se dy muaj u kanë thënë mirupafshim klubeve”, ka thënë Mourinho.

Neville ishte shkarkuar nga Valencia në vitin 2016, ndërsa Paul Scholes, i mbijetoi vetëm një muaj stolit të Oldhamit. /Telegrafi/

Exit mobile version