Jose Mourinho nuk është në momentin e tij më të mirë.
Trajneri i Manchester United është në presion të madh në Angli pas rezultateve jo të mira.
Djajtë e Kuq e nisën kampionatin me fitore të ngushtë ndaj Leicesterit, ndërsa në javën e dytë u mposhtën nga Brighton 3-2.
Në konferencën për shtyp të portugezit, gazetarët e pyetën për marrëdhënien e tij me zëvendës presidentin Ed Woodward.
“A është marrëdhënia juaj e mirë? Natyrisht. A kemi probleme? Jo”, u shpreh shkurtimisht Mourinho.
Tutje trajneri portugez ka folur edhe për një shkarkim të mundshëm, duke thënë se nuk e lexon shtypin.
“Ndaj Brightonit mu duk se luajtëm keq dhe humbëm si ndaj Leicesterit që luajtëm mirë dhe fituam”.
“A rrezikoj të shkarkohem? Nuk e di nëse rrezikoj, mos më pyesni mua pasi nuk e lexoj shtypin”.
“Nuk jam pesimist pas humbjes ndaj Brighton, ju jeni”, u shpreh Mourinho duke iu drejtuar gazetarëve.
Në ndeshjen e tretë në kampionatin anglez, United do të ketë një ndeshje të vështirë pasi përballet me Tottenham Hotspur. /Telegrafi/