Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, mbetet i etur për të nënshkruar me mesfushorin brazilian të Monacos, Fabinho.
Djajtë e Kuq kanë dështuar të transferojnë gjatë afatit kalimtar të verës mesfushorin e skuadrës franceze.
Megjithatë, sipas mediumit italian Calciomercato.com, interesi i Mourinhos ndaj lojtarit mbetet prapë i fortë.
PSG mendohet të jetë udhëheqëse në betejën për nënshkrimin e tij në fillim, por rregullat financiare të Fair Play tani janë të vendosura për të kufizuar shpenzimet e tyre.
Thuhet se skuadra Mourinhos do ta shfrytëzoj këtë dhe se një ofertë prej 52 milionë funteve do të ishte e mjaftueshme për Monacon të hiqte dorë nga mbrojtësi.
Gjiganti francez, PSG dhe kampionët e Serie A, Juventusi gjithashtu janë cituar se do të ofrojnë një çmim të ngjashëm – por Zonja e Vjetër nuk janë të gatshëm të paguajnë këtë shifër. /Telegrafi/