Jose Mourinho nuk po planifikon rikthim të menjëhershëm në Ligën Premier.
Duke e komentuar humbjen e Chelseat në Carabao Cup kundër Manchester City, Mourinho u pyet për një rikthim në Angli.
“Në Premier, për t’u kthyer me trajnime në Premier? Nuk dëshiroj ta bëj këtë. Do të doja të ndryshoja”, tha me këmbëngulje portugezi.
“Shikoni El Classicon. Po, unë e shoh atë. Unë jam ende i vëmendshëm, më pëlqen shumë futbolli, kur punoni, ju përqendroheni më shumë në ligën tuaj”.
“Tani ju keni shumë më tepër hapësirë për të parë dhe me të vërtetë dëshiroj të shikoj anët tjera të futbollit”, pohoi trajneri.
Theksojmë se strategu kohë më parë është shkarkuar si trajneri i klubit anglez të Manchester Unitedit.
Ndryshe, Mourinho kohët e fundit po spekulohet se do të merr drejtimin e Real Madridit ose Interit. /Telegrafi/