Telegrafi

Mourinho me një dhuratë speciale për ‘Djaloshin e topave’ që e ndihmoi Tottenhamin për ta përmbysur Olympiacosin

Callum Haynes ishte një hero për Tottenham Hotspur në duelin e Ligës së Kampionëve përballë Olympiacos.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist, por për një djalosh 15-vjeçar që në Angli quhet ndryshe djaloshi i topave.

Anglezi i ri ia dha topin shpejtë Serge Aurierit i cili asistoi tek Harry Kane që barazoi rezultatin në 2-2, e për ta fituar më vonë Spurs takimin 4-2.

Jose Mourinho e lavdëroi lojtarin dhe tanimë ka përgatitur edhe një dhuratë për të.

Kësisoj tekniku portugez i ka bërë ftesë 15-vjeçarit që të jetë në drekë me ekipin e Spurs para ndeshjes me Bournemouth.

“Callum do të jetë me ne në drekë para ndeshjes me Bournemouth”, tha fillimisht Mourinho.

“Ai po kalon ditë të lumtura pas asaj që bëri dhe shpresojmë që t’i dhurojmë kujtime të paharrueshme”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/