Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, u shpreh tejet i frustruar pas humbjes prej 2-0 nga Tottenhami.
Tekniku portugez u shpreh i pakënaqur me lojën e lojtarëve të tij.
Sipas tij, është e papranueshme që të pësohet humbje nga dy gabime, sidomos të pranohet gol pas 11 sekondash.
“Goli i parë ishte akumulim i gabimeve përkundër faktit se gjithiçka ndodhi shpejt. Lojtarët e mi kanë shikuar Tottenhamin se si niste ndeshjen shumë herë. Ishte vërtet gol i keq”.
“Pas golit ët parë ekipi pati reagim të mirë, por ne nuk arritëm të krjiojmë. Goli i dytë e vret mentalisht ekipin. Një ekip që të fitojë ndeshje duhet ët shënojë gola dhe të mbrohet mirë, e në këtë rast ne ishim shumë keq”.
😢 Mistake for the first goal
🤕 Same old Fellaini problem
🤔 Post-match team inquest?"The first goal is a big mistake and then we're in Tottenham's hands."@DesKellyBTS spoke to Jose Mourinho after Man Utd's 2-0 defeat. pic.twitter.com/mt6JgkcfpH
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 31, 2018
“Nuk mendoj se është shumë normale të pranosh gol pas 15 sekondave. Ne e kemi bërë këtë edhe në Stamford Bridge. Pas nisjes së ndeshejs ishte qesharake, sidomos qesharake pasi lojtarët e kanë bërë të njëjtin aksion më paër. Ne e kemi ditur se po vjen topi i gjatë”.
“Ne nuk bëmë presion. Një gabim. Ne nuk fitonim topin në ajër. Gabimi i dytë. Ne nuk fitojmë topa në tokë. Gabimi i trtë. Ne nuk mbuluam lojtarët brenda, mbrojtësi i krahut ishte brenda kru erdhi Eriksen. Katër gabime për 15 sekonda”, potencoi Mourinho. /Telegrafi/