Telegrafi

Mourinho: Në krahasim me legjendat e Unitedit, jam “askushi”

Jose Mourinho pranon të ndihet si “askush” në Manchester United, por ndjen se ai ka ende edhe 15 vjet në menaxhim për ta vënë emrin e tij te kjo skuadër.

Trajneri portugez u emërua në vendin e nxehtë të Old Traffordit verën e kaluar, me detyrën e rikthimit të suksesit në klub.

Ai e ka nisur mirë udhën e tij, duke fituar Kupën në Angli dhe me triumfin e fundit të Ligës së Evropës në Ajax e ka parë atë të mbledhë një trofe të tretë të sezonit.

Lexo po ashtu Mourinho: Shefat e Unitedit i dinë emrat e lojtarëve që i dua për sezonin e ri

Mourinho, megjithatë, pranon se po punon në hijen e figurave ikonike si Sir Alex Ferguson dhe Sir Matt Busby dhe ka një rrugë të gjatë për të shkuar përpara para se të konsiderohet një njeri i suksesshëm i klubit.

“Në këtë klub më bën të ndihem se nuk bëra asgjë”, ka thënë fillimisht Mourinho për një dokumentar të Rio Ferdinandit  për BT Sport.

“Veçanërisht sepse keni dy legjenda – shumë prej tyre, por dy [Busby dhe Ferguson] janë legjenda në lidhje me tituj dhe trofe. Ndjej se nuk jam askush. Unë gjithmonë kam për të provuar”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Mourinho: Jam i lumtur sepse ky është sezoni im më i vështirë

“Mendoj se ajo që kam bërë në këtë klub nuk mjafton për të merituar të jem këtu”.

“Kam qenë me të vërtetë me fat në mënyrën se si u zhvillua karriera ime. Kam luajtur derbitë spanjollë, italianë, portugezë, anglezë, të gjitha këto finale të kupës së vendit, kam luajtur për titujt, një përvojë e mahnitshme e jetës”.

“Nëse unë mbaroj karrierën time nesër unë duhet të jem shumë i lumtur me përvojën time, por problemi është se karriera ime vetëm që arriti në gjysmë të rrugës. Kam edhe 15 vjet të tjera”, përfundoi “Special One”. /Telegrafi/