Jose Mourinho pranon të ndihet si “askush” në Manchester United, por ndjen se ai ka ende edhe 15 vjet në menaxhim për ta vënë emrin e tij te kjo skuadër.
Trajneri portugez u emërua në vendin e nxehtë të Old Traffordit verën e kaluar, me detyrën e rikthimit të suksesit në klub.
Ai e ka nisur mirë udhën e tij, duke fituar Kupën në Angli dhe me triumfin e fundit të Ligës së Evropës në Ajax e ka parë atë të mbledhë një trofe të tretë të sezonit.
Mourinho, megjithatë, pranon se po punon në hijen e figurave ikonike si Sir Alex Ferguson dhe Sir Matt Busby dhe ka një rrugë të gjatë për të shkuar përpara para se të konsiderohet një njeri i suksesshëm i klubit.
“Në këtë klub më bën të ndihem se nuk bëra asgjë”, ka thënë fillimisht Mourinho për një dokumentar të Rio Ferdinandit për BT Sport.
“Veçanërisht sepse keni dy legjenda – shumë prej tyre, por dy [Busby dhe Ferguson] janë legjenda në lidhje me tituj dhe trofe. Ndjej se nuk jam askush. Unë gjithmonë kam për të provuar”, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se ajo që kam bërë në këtë klub nuk mjafton për të merituar të jem këtu”.
“Kam qenë me të vërtetë me fat në mënyrën se si u zhvillua karriera ime. Kam luajtur derbitë spanjollë, italianë, portugezë, anglezë, të gjitha këto finale të kupës së vendit, kam luajtur për titujt, një përvojë e mahnitshme e jetës”.
“Nëse unë mbaroj karrierën time nesër unë duhet të jem shumë i lumtur me përvojën time, por problemi është se karriera ime vetëm që arriti në gjysmë të rrugës. Kam edhe 15 vjet të tjera”, përfundoi “Special One”. /Telegrafi/