Telegrafi

Mourinho në bisedime me Federatën Braziliane

Jose Mourinho (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është kontaktuar nga Federata Braziliane e Futbollit.

Sipas Soccer Link, Mourinho është në bisedime me Federatën Braziliane si pasues i mundshëm i trajnerit aktual Tite.

Nëse Brazili dështon në Copa America, Tite do të shkarkohet dhe ‘Special One’ është favoriti brenda Federatës për ta zëvendësuar atë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Jose Mourinhos

Nga ana e tij, Mourinho ka deklaruar se marrja e një ekipi kombëtar ka qenë një ambicie e tij e kamotshme.

Megjithatë, një kthim në futbollin e klubeve momentalisht është preferenca e portugezit, i cili në të kaluarën ka drejtuar klube si Porto, Chelsea, Interi dhe Real Madridi. /Telegrafi/