Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është kontaktuar nga Federata Braziliane e Futbollit.
Sipas Soccer Link, Mourinho është në bisedime me Federatën Braziliane si pasues i mundshëm i trajnerit aktual Tite.
Nëse Brazili dështon në Copa America, Tite do të shkarkohet dhe ‘Special One’ është favoriti brenda Federatës për ta zëvendësuar atë.
Nga ana e tij, Mourinho ka deklaruar se marrja e një ekipi kombëtar ka qenë një ambicie e tij e kamotshme.
Megjithatë, një kthim në futbollin e klubeve momentalisht është preferenca e portugezit, i cili në të kaluarën ka drejtuar klube si Porto, Chelsea, Interi dhe Real Madridi. /Telegrafi/