Site icon Telegrafi

Mourinho: Ndeshje e vështirë ndaj Sevillës, do të tentojmë të kualifikohemi 

Jose Mourinho ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Old Trafford.

Manchester Unitedi ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë në Sevilla, ndërsa trajneri i tyre, Mourinho, pret që ndeshja kthyese të jetë shumë e vështirë, por se skuadra e tij do të provojë të kualifikohet në çerekfinale.

“Nesër është ndeshje më rëndësishme se të shtunën [kundër Liverpoolit] sepse e shtuna ishte një ndeshje për pikë, ku kemi ende 24 pikë që të përpiqemi të përfundojmë në katër vendet e para, të përpiqemi të përfundojmë në vendin e tretë, dhe në të dytin nëse është e mundur”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Lexo po ashtu Sevilla dhe Unitedi luajnë pa gola

“Por, nesër dhe e shtunën [kundër Brighton] janë ndeshjet ku, në fund, shkoni në tjetër short ose nuk shkoni në short tjetër. Pra, natyrisht, ndeshjet e eliminimit direkt bëhen më të rëndësishme se ndeshjet e ligës “.

“Unë nuk mendoj se ne jemi një nga ekipet më të mira në garë. Por, mendoj se kur një ekip arrin në tetë të fundit, çdo gjë mund të ndodhë”.

Ndeshja e parë ishte më e mirë nga ana e Sevillës (Getty Images)

“Mendoj se kur ju jeni në tetë të fundit, duket me të vërtetë, vërtet larg. Por, kur një ekip kalon tetë të fundit, ju filloni të ndjeni gjysmëfinalet dhe ndjenja është, sigurisht, që jeni ndër më të mirët”. Por, gjithçka mund të ndodhë, prandaj të shohim se çfarë ndodh nesër (e martë)”.

“Mendoj se nesër është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj se po luajmë kundër një skuadre që nuk ka humbur kundër Liverpoolit dhe ka shënuar gola në Liverpool”

Lexo po ashtu Sevilla 0-0 Man Utd, notat e lojtarëve

 

“Sevilla është një ekip shumë i mirë dhe rezultati i ndeshjes së parë është një rezultat që lë gjithçka hapur për nesër. Unë nuk mendoj se kemi ndonjë avantazh në këtë moment”.

“Ne do të përpiqemi të dëshmojmë se jemi më të mirë se sa në ndeshjen e parë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Por, realiteti në këtë moment është se ne nuk kemi fare përparësi.”, përfundoi trajneri i Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version