Jose Mourinho është nderuar në vendlindje me emërtimin e një rruge sipas tij.
Trajneri i Manchester Unitedit ka qenë sot në qytetin portugez të Setubalit, ku rruga “Rua da Saude” tani e tutje do të quhet “Avenida Jose Mourinho”.
Sipas zyrtarëve komunalë, kjo është bërë në shenjë të mirënjohjes së punës së trajnerit në klube të ndryshme të futbollit.
Me këtë rast, Mourinho ka falënderuar të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje duke zbuluar nofkën që i kishin dhënë portugezët para se ta merr në Angli, “Speciale One”.
“Kam ardhur këtu, sepse e dua Setubalin, sepse miqtë e mi më quajnë Ze dhe nga këtu kam marrin fuqinë për “Special One””, tha Mou.
“Unë jam shumë mirënjohës. Është një situatë pak e çuditshme për mua, sepse Setubali vazhdon të jetë i vetmi qytet ku ndihem si unë, Ze, Ze Mario”.
“Ku njerëzit më trajtojnë normalisht dhe më bëjnë të ndihem mirë është qyteti i Setubales”, tha portugezi.
Ish-trajneri i Chelsea u pyet gjithashtu nëse do të kthehet në vendlindje në të ardhmen e afërt.
“Unë nuk e di se çfarë do të bëjë pas futbollit. Do të ndjek fëmijët dhe nipërit e mbesat – por Setubali është gjithmonë shtëpia jonë”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/