Gjykata e Apelit Sportiv ka refuzuar ankesën e Romës, për dënimin me dy ndeshje të vendosur ndaj Jose Mourinhos në ndeshjen kundër Cremoneses në kampionat.
Jose Mourinho nuk do të ulet në stol në dy ndeshjet e ardhshme të Seria A, që do ta shohin Romën të përballet me Sassuolon dhe Lazion.
Kjo u komunikua nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.
“Pas pezullimit të urdhëruar të shtunën e kaluar, Gjykata e Apelit Sportiv e kryesuar nga Umberto Maiello hodhi poshtë ankesën e paraqitur nga Roma në lidhje me dënimin me 2 ndeshje të vendosur ndaj Jose Mourinhos”.
AS Roma coach Jose Mourinho has lost an appeal against a two- match Serie A ban for his reaction to being sent off in his side's 2-1 defeat at Cremonese in late February, the Italian Sports Court of Appeal ruled on Friday. https://t.co/2xStsjSqtH
— Reuters Sports (@ReutersSports) March 10, 2023
“Trajneri, i përjashtuar gjatë ndeshjes ndaj Cremonese të luajtur të martën më 28 shkurt për kampionatin, ishte sanksionuar me 2 ndeshje skualifikim dhe 10 mijë euro gjobë nga gjyqtari sportiv për kundërshtimin e ashpër dhe provokues të një vendimi arbitrazhi, duke përsëritur një sjellje të tillë në momentin e masës së përjashtimit dhe gjithashtu për shkak se, në fund të ndeshjes, ka hyrë, edhe nëse është e autorizuar, në dhomën e zhveshjes së arbitrit, drejtuar zyrtarit të katërt me shprehje dhe konkluzione serioze ofenduese”, shkruan FIGC.