Site icon Telegrafi

Mourinho mund të shkarkohet në javën e ardhshme

Jose Mourinho (Photo by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

E ardhmja e Jose Mourinhos është në rrezik serioz tashmë te Manchester Unitedi dhe java e ardhshme mund të jetë e fundit për portugezin në Old Trafford.  

Koha e Mourinhos si trajneri i Djajve të Kuq nuk mund të zgjasë edhe shumë gjatë në Old Trafford.

Kjo pasi trajneri portugez tani rrezikon seriozisht shkarkimin pas një serie negative të rezultateve.

Lexo po ashtu Shearer mendon se Mourinho është në rrezik të shkarkohet

Sipas mediumit The Sun, menaxheri i Unitedit, Mourinho, mund të shkarkohet javën e ardhshme.

Mourinho si duket i ka ditët e numëruara te Unitedi (Getty Images)

Shkarkimi i Special One do të vinte nëse skuadra e tij humbet në kampionat ndaj Newcastles të shtunën.

Laraskat do të vizitojnë Old Traffordin pa asnjë fitore në ligë këtë sezon dhe nëse fitorja e tyre e parë vjen kundër Unitedit, mund të rezultojë shumë për bordin e klubit, të cilët kanë humbur besimin te menaxheri portugez.

Lexo po ashtu Scholes: Mourinho po e turpëron klubin, nuk e di si shpëtoi pa u shkarkuar në fundjavë

Megjithatë, statusi i Mourinhos në klub është duke u ndihmuar nga ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili e ka veten nga puna e Old Trafford.

Ndryshe, ish-trajneri i Interit dhe Portos ka probleme edhe me disa nga futbollistët kryesor të skuadrës si Paul Pogba dhe Alexis Sanchez. /Telegrafi/

Exit mobile version