Telegrafi

Mourinho: Meritojmë t’i kemi gjashtë pikë më shumë

Jose Mourinho nuk ndihet i lumtur me pozitën ku gjendet skuadra e tij.

Trajneri portugez ka folur për mediat angleze, ku ka theksuar se skuadra e tij, Manchester United, meriton të kishte gjashtë pikë më shumë pasi ka luajtur mirë.

“Ne duhet të kemi gjashtë pikë më shumë, të cilat ne i merituam plotësisht”, ka thënë Mourinho për mediat angleze.

“Nëse do të kishim gjashtë pikë më shumë, vetëm shiheni se ku ne do të ishim”, përfundoi ‘Special One’.

Ndryshe, Manchester United momentalisht ka 19 pikë dhe gjendet në vendin e gjashtë, por nëse do ti kishte gjashtë pikë më shumë do të gjendej në vendin e katërt me 25 pikë. /Telegrafi/