Telegrafi

Mourinho mbërrin në Romë, mbi 500 tifozë në aeroport për ta pritur ‘Special One’

Pritjes i erdhi fundi dhe Jose Mourinho ka zbarkuar në kryeqytetin italian Romë.

Trajneri portugez dy muaj më parë u zyrtarizua te Roma, duke befasuar të gjithë me zgjedhjen e bërë.

Entuziazmi ka qenë i madh në kryeqytetin italian për Mourinhon, i cili do ta drejtojë Romën edicionin e ardhshëm.

Special One ka ateruar tanimë në aeroportin e Romës, ku mbi 500 tifozë kanë dal për ta pritur atë.

Në ora 14:30 ka arritur aeroplani privat që po e barte portugezin, i cili nuk pati të drejtë të përshëndetet me tifozët.

Trajneri portugez do të qëndrojë i karantinuar për pesë ditë për ta respektuar protokollin shtetëror.

Gjithsesi tifozët e Romës që kishin dalë në numër të madh për ta pritur atë, kanë kënduar këngë në drejtim të portugezit.

Mourinho ka bërë një foto me shall të Romës, derisa konferenca e parë e tij si lojtar i Romës do të mbahet javën e ardhshme. /Telegrafi/