Trajneri portugez i futbollit, Jose Mourinho tha se Kylian Mbappe meriton të jetë lojtari më i shtrenjtë në botë.
“Speciale One” shtoi se mosha dhe aftësitë e sulmuesit francez i japin përparësi në krahasim me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
“Për një lojtar si Mbappe, kur flasim për të ardhmen, nuk duhet të pyesësh se çfarë do të bëhet pas pesë apo dhjetë vjetëve, por duhet të përqendrohemi në të tashmen. Ai është absolutisht i pabesueshëm”, tha ish-trajneri i Manchester Unitedit.
Deri më tani, futbollisti francez ka fituar Kupën e Botës, kampionatin francez dy herë dhe ka shënuar 55 gola në të gjitha garat.
Ish trajneri i Manchester United gjithashtu beson se PSG mund ta shes më shtrenjtë se sa për sa para e ka blerë nga Barcelona, Neymarin (222 milionë euro).
Ndryshe, Mourinho aktualisht është duke punuar si analist sportiv pas largimit nga klubi anglez shkaku i rezultateve të dobëta në Ligën Premier. /Telegrafi/