Telegrafi

Mourinho mban stërvitjen e parë si trajner i Tottenhamit, premton punë dhe pasion

Jose Mourinho e ka mbajtur stërvitjen e parë dhe është takuar me lojtarët, ndërsa ka premtuar pasion dhe punë te Tottenhami. 

Ish-trajneri i Manchester United tha nuk mund të jetë më i lumtur që është emëruar në kryes të skuadrës nga Londra.

Portugezi tashmë e ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes së së shtunës kundër West Ham.

“Çfarë mund të premtoj? Pasioni – për punën time, por edhe pasionin për klubin tim”.

Lexo po ashtu Mourinho do të fitojë dyfishë më shumë se sa Pochettino te Tottenhami

“Është një privilegj kur një menaxher shkon në një klub dhe e ndjen këtë lumturi në raport me skuadrën që do të ketë”.

“Këto janë fjalë që unë i kam thënë dhe i kam përsëritur në tre, katër, pesë vitet e fundit edhe si kundërshtar”.

“Të luash kundër Tottenham në White Hart Lane ishte gjithmonë e vështirë, por e bukur”.

“Ishte një nga vendet ku dikur shkoja me pasion, por edhe me respekt”.

“Unë gjithmonë flisja për potencialin e këtij klubi. Unë gjithmonë flisja për cilësitë e lojtarëve”, ka thënë Mou./Telegrafi/