Jose Mourinho e ka mbajtur premtimin e tij, duke e realizuar fotografimin me një gazetar maqedonas, i cili kishte kërkuar një favor trajnerit të Tottenhamit në emër të babait të tij të ndjerë.
Të mërkurën, gazetari Igor Aleksandrovic kishte shansin e tij për t’i bërë pyetje Mourinhos gjatë konferencës së tij para ndeshjes në Ligën e Evropës kundër Shkëndijës.
Babai i ndjerë i Aleksandrovicit e kishte idhull Mourinhon, dhe për këtë ai i kërkoi një foto, që ta vendos në varrin e tij.
“Përshëndetje shef, kjo është mundësia ime unike që unë t’ju bëj dy pyetje dhe një t’ju kërkoj një favor. Unë duhet të të pyes diçka në emër të babait tim”.
“Përshëndetjet e para për ju nga ai, por ai tani është në parajsë”.
“Një nga rastet kur ai ishte shumë i sëmurë më tha nëse kam ndonjë rast të të shoh, të kërkoj një fotografi me ty sepse ai kishte respekt të madh për ju”.
? Jose Mourinho and Igor Aleksandrovic ?#THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/Oza5OpUM57
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) September 24, 2020
“Nëse më lejoni një fotografi nga ju, unë do ta fus në kornizë dhe do ta vendos në vendin e tij të përjetshëm të prehjes. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a do të më lejoni ta bëj atë? ”
Mourinho u prek nga historia e gazetarit dhe premtoi se një fotografi do të ishte e mundur, pa marr parasysh rezultatin.
“Faleminderit shumë. Fotografitë nuk kanë asnjë lidhje me rezultatin. Fotografia është e kryer, do ta bëjmë”, ka thënë Mou duke thënë se nuk e meriton këtë respekt.
Dhe të enjten në mëngjes, vetëm disa orë para fillimit të ndeshjes, Tottenham postoi një fotografi në Twitter duke treguar se Mourinho e kishte përmbushur premtimin e tij.
Një ëndërr e bërë realitet për një gazetar nga trajneri portugez. /Telegrafi/