Telegrafi

Mourinho: I lumtur për futbollistët dhe tifozët

Jose Mourinho e ka cilësuar si paraqitje fantastike atë të futbollistëve të tij ndaj WBA-së.   

Trajneri portugez ndihet shumë i lumtur me fitoren 2-0 të Manchester Unitedit në udhëtim, ku sipas tij futbollistët bën një ndeshje të madh.

“Jam shumë i lumtur për futbollistët, shumë i lumtur për tifozët”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.

“Të gjithë luajtën mirë. Të gjithë ishin fantastik”, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi marrë 9 pikë në një periudhë kur ne ishim të lodhur. Unë jam shumë i lumtur me të gjithë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/