Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho e ka pranuar që Dele Alli është i pakënaqur pasi u la në stol edhe në fitoren e tyre me 2-0 kundër Royal Antëerp në Ligën e Evropës.
Alli u zhduk poshtë tunelit gjatë lojës, megjithëse u kthye në stol me kompletin e tij që nuk luante dhe ishte i vetmi zëvendësues i papërdorur.
Mesfushori anglez ka hasur në vështirësi këtë sezon nën urdhrat e Mourinhos dhe situata tani duket së e rënduar.
Mourinho foli për rastin e Allit dhe shtoi se ai e kishte bekimin e tij për të shkuar në dhomën e zhveshjes, por shtoi se lojtari është i pakënaqur.
“Po, por le të mos ikim nga realiteti”, ka thënë fillimisht Mourinho pas ndeshjes.
Jose Mourinho makes all five of his subs, Dele Alli gets up and walks down the tunnel. Could be the end for him at Tottenham. pic.twitter.com/ZHqMOg9Alu
— Lewis Steele (@LewisSteele_) December 10, 2020
“Një lojtar që është në stol dhe pastaj e kupton që ai nuk është një nga pesë zëvendësuesit natyrisht nuk është një lojtar i lumtur, dhe unë nuk do të prisja që ai të ishte i lumtur”.
“Por, çdo lojtar që është në stol ose çdo lojtar që largohet nga fusha si ‘ftohtë me mua, ata mund të shkojnë në zhveshtore dhe unë madje preferoj nëse kjo të ndodhë”, përfundoi trajneri i Spurs. /Telegrafi/