Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho pret që kampionët e Ligës Premier, Leicester City, të bëjnë përsëri një sezon të mirë, pasi kanë një skuadër më të fortë se sezonin e kaluar.
Mourinho ka qenë i impresionuar me blerjet e klubit kampion gjatë afatit kalimtar, pasi kanë transferuar sulmuesin, Ahmed Musa dhe mesfushorin, Bartosz Kaputska dhe tani beson se ‘Dhelprat’ kanë mbledhur një skuadër më të fortë se ajo që tronditi botën kur fitoi titullin sezonin e kaluar.
Por, Mourinho është i vetëdijshëm se sa e vështirë është për të mbrojtur titullin e Ligës Premier dhe beson se stresi shtesë i futbollit në Ligën e Kampionëve mund të marrë shpërblimin e vet mbi njerëzit Ranierit.
“Mendoj se do të jetë një sezon ndryshe për ta, por ata mund të përballen me situatën. Ata kanë një eksperiencë të re duke luajtur në Ligën e Kampionëve e cila ndryshon profilin e kohën e tyre”, ka thënë Mourinho.
“Ata kanë një minimum prej gjashtë ndeshjeve të mëdha për të luajtur në mes të Ligës Premier në mënyrë që të ndryshojnë sezonin e tyre, por ata kanë një skuadër të mirë”.
“Ata kanë blerë lojtarë të mirë. Menaxheri është i mirë, ai ka eksperiencë. Unë mendoj se ata mund t’ia dalin. Shpresoj se ata do t’ia. I uroj çdo që gjë të shkoj mirë për ta”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/