Site icon Telegrafi

Mourinho largohet nga Roma në fund të sezonit, zbulohet destinacioni i tij

Jose Mourinho do të largohet nga Roma pas tre viteve në krye të Giallorosëve.

Në fakt trajneri portugez do t’i mbush tre vite në fund të sezonit, pasi ai do ta respektoj kontratën që ka me klubin kryeqytetas italian.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe ajo nuk do të rinovohet, pasi palët kanë arritur marrëveshje për tu ndarë.

Lexo po ashtu Nëse kjo gjë ndodh, Roma e shkarkon Jose Mourinhon në ditët e ardhshme

Calciomercato ka zbuluar se e ardhmja e portugezit do të jetë në elitën e futbollit arab ku nuk mungojnë ofertat nga disa skuadra.

Ndërkohë te Roma duket se janë pajtuar me largimin e Special One në fund të sezonit dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për trajnerin e ri.

Lexo po ashtu Mourinho thyen heshtjen dhe tregon se në cilin kampionat do të shkoj pas largimit nga Roma

Antonio Conte vazhdon të mbetet objektivi kryesor dhe dëshira edhe e tifozëve padyshim për ta marrë drejtimin e Romës.

Por edhe emra të tjerë si Thiago Motta apo Alberto Gilardino janë në listën e dëshirave të Giallorosëve. /Telegrafi/

Exit mobile version