Jose Mourinho ka bërë të ditur se vetëm një futbollist do të largohet nga skuadra në janar.
I pyetur në konferencë për largimin e mundshëm të disa nga yjeve ai befasoi të gjithë me përgjigjen.
“Sam Johnstone është i vetmi futbollist që do të largohet në janar. Ai do të huazohet tek ndonjë skuadër sepse nuk ka luajtur asnjë minut tek ne dhe i duhet më shumë minutazhë”.
“Unë nuk dua ta largojë asnjë futbollist tjetër, me këtë pajtohet edhe bordi i skuadrës. Por kam thënë edhe më parë, e them edhe tani”.
“Nëse dikush nuk është i kënaqur në skuadër, atëherë dyert janë të hapura për të gjithë. Aktualisht nuk kemi në skuadër asnjë të pakënaqur që ka shprehur dëshirën për largim”, ka thënë Mou.