Marash Kumbulla ka qenë mbrojtësi më i kritikuar i Romës nga trajneri Jose Mourinho.
Mbrojtësi shqiptar në ndeshjet e fundit ka qenë titullar duke luajtur për mrekulli dhe nuk kanë munguar lëvdatat nga trajneri Jose Mourinho.
Në ndeshjen e sotme ndaj Empolit, Mourinho për herë të parë do të ketë katër mbrojtësit e qendrës në dispozicion, Chris Smalling, Marash Kumbulla, Gianluca Mancini dhe Roger Ibanez.
Tekniku portugez ka folur fillimisht për Smalling i rikthyer nga lëndimi, teksa për shqiptarin Kumbulla deklaroi se ka fituar vend falë punës së tij.
“Smalling është mirë. Ndoshta jo shumë mirë, por ai është mirë. Ai është stërvitur për dy ditë me ekipin. Është i disponueshëm për të luajtur dhe nëse duhet, ai do ta bëjë. Gjithsesi kemi të katër lojtarë qendrorë në dispozicion”.
“Gjithashtu Kumbulla po luan mirë tani. Dy tre muaj më parë nuk kishte besimin tim total, tani e fitoi me punën e tij. Nuk mbaj mend të kem pasur ndonjëherë katër mbrojtës qendre në dispozicion që nga fillimi i sezon”, deklaroi Mourinho.
Tammy Abraham ka shënuar 15 gola deri më tani me fanellën e Romës, teksa Mourinho e vlerëson si sezon pozitiv deri më tani për anglezin.
“Nuk është keq si sezoni i tij i parë. Shifrat janë aty dhe ato nuk përfshijnë penalltitë, ndërkohë që me kaq shumë shtylla të goditura, golat do të ishin më shumë. Sinqerisht, pres më shumë, ka vend për përmirësim. Jo vetëm nga shifrat por edhe nga cilësia”, u shpreh portugezi. /Telegrafi/