Jose Mourinho ka reaguar sërish kundër gjyqtarëve, mirëpo i ka kritikuar edhe lojtarët e tij pas humbjes së Romës (3-2) nga Venezia.
Ishte një tjetër ndeshje zhgënjyese e Giallorossëve, të cilët e patën epërsinë prej 2-1 dhe më pas humbën 3-2 në Stadio Penzo.
Pas këtij takimi, Roma numëron vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, duke i humbur katër dhe duke marrë dy barazime.
#Mourinho: "Difficile capire come aver fatto solo due gol. Arbitri? Rimango con le mie sensazioni per non esprimere quello che sta succedendo" #ASRoma https://t.co/Bin9lpfJgS
— Pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) November 7, 2021
“Si është e mundur të krijosh aq shumë raste dhe të mos shënosh?”, ishte pyetja drejtuar lojtarëve të tij, të cilët patën 27 goditje drejt portës, 10 prej të cilëve në kuadrat, por nuk ia dolën t’i konkretizonin.
Në prononcimin për Sky Sport Italia, Mourinho ka reaguar sërish për ndarjen e drejtësisë, duke qenë se goli që iu dha Venezias në barazimin 2-2 ishte i ngjashëm me atë që nuk iu dha Romës në takimin kundër Milanit.
“Një tjetër pjesë e rëndësishme e tregimit ishte goli i dytë i Venezias. Më duhet ta mbroj veten dhe t’i mbaj ndjenjat për vete lidhur me gjërat që po ndodhin”, ka deklaruar trajneri duke qenë i vëmendshëm në deklaratat e tij.
“Ndoshta një ditë do ta kuptoj pse disa incidente të caktuara po ndodhin. Ka gjëra që qëndrojnë të fshehura me vite dhe një ditë unë do t’i kuptoj…”, është shprehur tutje portugezi. /Telegrafi/