Jose Mourinho është treguar përsëri protagonist me dozat e tij të humorit gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes që Manchester United e zhvillon ndaj Liverpoolit.
Konferenca e Jose Mourinhos për shtyp përpara ndeshjes që Manchester United e luan ndaj Liverpoolit të dielën pasdite, u ndërpre për pak kohë nga një thirrje telefonike.
Menaxheri portugez ishte në gjysmë të një përgjigjeje rreth një pyetjeje në lidhje me tifozët e Unitedit, ku është dëgjuar duke thënë: “Ajo që unë dua, unë kam prej tyre që nga dita e parë. Ajo që unë dua është që ata të jenë me ekipin dhe ata gjithmonë janë…”, ishte duke thënë ‘Special One’, përcjell Telegrafi.
Por, pastaj filloi të bjerë zilja me zë të lartë. Me të dëgjuar tonin e ziles, Mourinho fillimisht duket i zemëruar nga ndërprerja, por momente më vonë, ai i përgjigjet thirrjes dhe fillon të tund kokën e tij.
Telefonata nuk ishte për të, por për njërin nga gazetarët që ishin në konferencën për shtyp, i cili e kishte lënë telefonin që ta incizojë Mourinhon në konferencë.
Trajneri portugez u lajmërua në atë telefon: “Tungjatjeta. Është nga talkSport”, tha trajneri i ‘Djajve të Kuq’, teksa në atë telefon ishte gazetari Abi Peterson që kërkonte kolegun e tij, Dom, të cilit portugezi ia vazhdoi telefonin, duke krijuar të qeshura në konferencë. /Telegrafi/
Put it on silent next time, mate! 😂 pic.twitter.com/RreuxH1vDJ
— Manchester United (@ManUtd) January 13, 2017