Telegrafi

Mourinho konfirmon me shaka se nuk ka pësuar ndonjë lëndim muskulor gjatë vrapimit festiv

(Foto: Global Times)

Jose Mourinho e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të bërë shaka lidhur me festimin e tij pas fitores së Romës në takimin ndaj Sassuolos.

Trajneri portugez zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta festuar fitoren në ndeshjen e tij të 1000-të si trajner, pas golit të fitores të realizuar nga Stephan El Shaarawy.

Mourinho vrapoi drejt lojtarëve të tij nën Curva Sud për ta festuar golin, duke u bërë kryetemë e mediave sportive anekënd botës.

Ndërkohë që edhe tifozët e kanë komentuar në rrjetet sociale festimin e 58-vjeçarit me hashtagun #Mourinho1000.

Lexo po ashtu Bëhet virale festa e Mourinhos pas fitores së Romës ndaj Sassuolos

Nuk ka munguar edhe reagimi i ‘Special One’ për të bërë pakëz shaka me vetveten duke postuar një fotografi në Instagram.

“Nuk ka lëndim muskulor! 1001 po vjen shumë shpejt”, ka shkruar strategu portugez. /Telegrafi/