Jose Mourinho ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Aleix Sanchez dhe sipas tij kiliani pritet të mungojë në muajin dhjetor.
Sulmuesi kilian nuk po luan rregullisht nën urdhrat e Mourinhos në këtë sezon me Unitedin.
Por, përveç kësaj, Sanchez ka pësuar edhe një lëndim gjatë stërvitjeve me klubin anglez gjatë të enjtes.
The boss has provided an update on the fitness of Alexis Sanchez. #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 30, 2018
Ky lëndim nuk pritet të jetë edhe aq i lehtë edhe pse ka vetëm tendosje të muskujve nga ana e tij.
Sipas trajneri të Unitedit, Mourinhos, ylli kilian pritet të mungojë së paku deri në janar të vitit 2019.
Alexis Sanchez unlikely to be back until 2019 ❌ pic.twitter.com/oBOO5Ef8Cj
— B/R Football (@brfootball) November 30, 2018
“Ai ka një lëndim të ‘rëndësishëm’, unë nuk dua të rrezikoj duke thënë se për sa kohë do të jetë jashtë”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Megjithatë, nga përvoja ime unë do të thosha se ai nuk luan këtë vit”, përfundoi trajneri portugez.
Ndryshe, dyshja Mourinho-Sanchez nuk po kalon kohë të mira mes vete dhe thuhet se raportet e tyre janë të acaruara. /Telegrafi/