Telegrafi

Mourinho këtë sezon nuk është trajneri më i mirë portugez

Aktualisht, trajneri më i mirë portugez nuk ështqë as Mourinho e as Fernando Santos që ia solli Portugalisë kupën e Europës më 2016.Ai ështe Leonardo Jardim, trajneri i Monacos.

Ështe veç mesi i muajit mars, dhe skuadra e tij tashmë i ka shënuar 123 gola në te gjitha garat, dhe totali i 84 golave në ligë e tejkalon secilin klub tjetër në ligat më të forta evropiane, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.

“Sulmi ështe mesazhi që unë ua jap lojtarëve të mi, pavarësisht a luajmë me Chamblyn, me PSG-në apo me Tottenhamin. Është gjithmonë e njëjta”, kishte thënë ai në shkurt.

Ky trajner tani e ka zgjuar interesimin edhe të klubeve të mëdha si Arsenal, Juventus, e madje edhe të Barcelonës.