Telegrafi

Mourinho kërkon më shumë investime nga drejtuesit, i shantazhon me interesimin e PSG-së

Trajneri portugez, Jose Mourinho kërkon më shumë mbështetje financiare nga bordi i drejtuesve të Manchester United për të larguar interesin nga PSG.

Sipas mediumit Manchester Evening News, agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, ka qenë në kontakt me parisianët pas vlerësimit të shkëlqyeshëm të klubit të mbështetur nga Katari në një intervistë me stacionin televiziv francez, Telefoot, muajin e kaluar.

Është raportuar se Mourinho dëshiron që klubi ‘të rritet’ dhe t’i japë atij më shumë fonde financiare për të forcuar skuadrën e tij, ku në mendje ka disa transferime të mëdha si Neymar dhe Antoine Griezmann.

Lexo po ashtu Mourinho: Trajner lind, nuk bëhesh – unë jam i lindur për të qenë i madh

Djajtë e Kuq kanë rënë tetë pikë prapa liderëve të ligës dhe rivalëve të hidhur lokal, Manchester Cityt, të cilët mbeten të pamposhtur pas njëmbëdhjetë ndeshjeve të Premier Ligës.

Mourinho nuk është shumë i kënaqur me drejtuesit e Djajve të Kuq

Kështu, “Special One” dëshiron fonde shtesë për blerjen e lojtarëve të rinj, pasi në të kundër do të shqyrtoj interesimin nga gjigantët francez.

Në intervistën e tij në Telefoot, Mourinho i cilësoi PSG-në si ekip ‘të veçantë’ dhe kjo deklaratë ka krijuar amulli në ambientin e dashamirëve të futbollit.

Lexo po ashtu Mourinho: PSG është klub special, fantastik dhe magjik

“Në një nga ditët djali im që jeton në Londër shkoi në Paris dhe jo në Manchester për të parë ndeshjen”.

“Për momentin në Paris ka diçka të veçantë: magji, cilësi, të rinj, është fantastike”, pati deklaruar trajneri portugez. /Telegrafi/