Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho e ka vënë në pikëpyetje luftën e disa prej futbollistëve të tij në fushë, pavarësisht se klubi fitoi kundër Swansea City.
United me lehtësi kaloi Swansea 3:1 për t’i dhënë fund ecurisë prej katër ndeshje pa fitore në Ligën Premier.
“Kam një mik që është tenist dhe më tregon se ai gjithmonë i mban në mend duelet të cilat i fiton më me dhimbje, kurse më pak ato që i fiton pa dhimbje”, ka thënë Mou transmeton Klan Kosova.
“Për të garuar duhet të shkohet deri në limit. Është kulturë e dikujt – por jo në kulturën time. Përtej meje është Manchester United”.
“Kemi probleme me lojtarë. Në secilin sport njoh njerëz që luajnë në nivele të larta dhe në rastet kur luajnë e që nuk janë në 100 përqindëshin e tyre”, ka shtuar Special One.