Site icon Telegrafi

Mourinho kërcënon lojtarët, mund t’i shesë të gjithë

Bosi i Manchester United, Jose Mourinho, ka kërcënuar lojtarët e tij se mund t’i shesë të gjithë dhe asnjëri nuk e ka të garantuar vendin .

The Sun shkruan se Mourinho e ka bërë të qartë pak minuta pas ndeshjes së fundit se asnjë lojtar nuk është i sigurt.

Ai sidomos ua bëri të ditur yjeve të skuadrës se ata nuk janë aspak të sigurt dhe mund të shiten qysh në janar nëse nuk e ngrisin nivelin e performancës.

Kjo deklaratë e Mourinhos ishte shumë serioze dhe po trajtohet në mënyrë shumë të thukët në kampin e Djajve. /Telegrafi/

Exit mobile version