Telegrafi

Mourinho i kënaqur me rezultatin dhe fitoren e katër radhazi

Jose Mourinho ka folur pas fitores 3-1 të Manchester Unitedit ndaj Sunderlandit.

Trajneri portugez është ndarë i kënaqur me rezultatin e ndeshjes së sotme, por paraqitja e futbollistëve të tij, i ka pëlqyer vetëm në pjesën e dytë.

“Nuk më pëlqeu performanca e pjesës së parë. Më pëlqeu rezultati. Më pëlqeu shumë pjesa e dytë”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

“Kemi pasur shfaqje të mira që një kohë të gjatë”, përcjell Telegrafi.

“Së fundi ne kemi rezultate të mira, katër fitore dhe 12 pikë radhazi”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/