Telegrafi

Mourinho kapet edhe te United me mjekët

Gjashtë ndeshje pa gol për Ibrën, çka po ndodh për Ma t'Madhin n'Ven? Foto: Getty Images

Jose Mourinho vendos nën akuzë edhe stafin mjekësor të Mancheseter United.

“Djajtë e Kuq” kanë shumë lojtarë të lënduar dhe kjo e ka nervozuar pa masë trajnerin portugez.

Ai dyshon që kjo është duke ju bërë më qëllim dhe ka kërkuar të hetohet cdo detaj.

Si të mos të mjaftojë mungesa rezultateve pozitive, numri i futbollistëve të lënduar është i madh.

Lojtarë si Eric Bailly, Antonio Valencian, Luke Shaw,Chris Smalling e Maroune Fellaini.

Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm është edhe armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili edhe pse nuk është i dëmtuar gëzon një formë fizike larg asaj që jemi mësuar të shihnim tek ish-skuadra e tij, Borussia Dortumund.

Më shumë se 30 milionë euro të shpenzuara për 27-vjeçarin ende nuk japin frytet e shumë pritura.