Site icon Telegrafi

Mourinho ka pranuar dënimin me burgim njëvjeçar

Jose Mourinho thuhet se ka pranuar një dënim me burgim njëvjeçar.

Sipas të përditshmes spanjolle, “El Mundo Deportivo”, portugezi këtë e ka pranuar si pjesë e një ujdie për marrëveshjen e fajësisë, me prokurorët që e akuzojnë atë për mashtrim tatimor prej 2.9 milion funte (3.3 milion euro).

Menaxheri i Manchester Unitedit ka pranuar një dënim gjashtëmujor për secilën prej dy krimeve financiare në një marrëveshje me prokurorët spanjoll.

Mourinho gjatë ndeshjes Burnley – Manchester United (Getty Images)

Gjykata hetuese në Madrid, e cila ka udhëhequr hetimet kundër Mourinhos – Pozuelo de Alarcon – pritet të informohet për marrëveshjen në ditët në vijim.

Mourinho gjithashtu kishte rënë dakord të paguante një gjobë prej 1,78 milion funte (1,98 milion euro) që përfaqësonte 60 për qind të shumës së shmangies së tatimeve.

Lexo po ashtu Mourinho: E kam ditur se ky sezon do të jetë i vështirë

Kujtojmë se në këtë formë po akuzohen edhe dy yjet e futbollit botëror, Lionel Messi (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (ish-lojtar i Real Madridit).

Ndryshe, skuadra e strategut nuk e ka filluar mirë sezonin e ri në Ligën Premier, ku në katër ndeshjet e para ka marrë dy fitore dhe po aq humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version