Mourinho: Jam i sigurt, nuk pensionohem te Man Unitedi
Jose Mourinho ka zbuluar se ai është i sigurt se ai nuk do t’i japë fund karrierës së tij menaxheriale me Manchester Unitedin, sepse ende ka ambicie për përvoja të reja.
Trajneri portugez është në sezonin e tij të dytë në United pas nënshkrimit të një marrëveshje trevjeçare në vitit 2016.
Djajtë e Kuq duken të vendosur për të bërë një përmirësim të madh në sezonin e tyre aktual në Ligën Premier për dallim nga viti i kaluar, duke u ngritur në tabelë pas tetë ndeshjeve.
Me Unitedin, duke nisur sezonin kaq mirë, ka pasur sugjerime në media se Mourinho është caktuar t’i ofrohet një zgjatje e kontratës, pasi klubi thuhet se është i kujdesshëm për mos ta lënë atë të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij pa vendosur të ardhmen e tij.
Mourinho tha në shtator se ai është i etur të qëndrojë për “shumë vite”, por tifozët e Unitedit shpresojnë që ai të bëhet si Alex Ferguson – i cili menaxhoi klubin për 26 vjet.
Megjithatë, ata kanë gjasa të jenë të zhgënjyer nga deklaratat e fundit të trajnerit porugez.
“E vetmja gjë që unë mund të them është se jam ende një trajner me shqetësime, ambicie dhe dëshira për të bërë gjëra të reja”, ka thënë fillimisht Mourinho për Telefoot.
“Unë jam i sigurt se nuk do të përfundoj karrierën time këtu [në Manchester]”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/