Telegrafi

Mourinho: Jam i kënaqur, por nuk ka përfunduar asgjë

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: (EXCLUSIVE COVERAGE) Manager Jose Mourinho of Manchester United speaks during a press conference at Aon Training Complex on February 3, 2017 in Manchester, England. (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Manchester United arriti një fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj St Etienne.

Falë një het-triku nga Zlatan Ibrahimovic ‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një hap para për të kaluar tutje.

Por trajneri portugez, Jose Mourinho ka deklaruar se nuk ka përfunduar asgjë dhe se është i kënaqur me fitoren.

“Nuk është përfundimtar ky rezultat, por unë jam i kënaqur. Kur shënon tre dhe nuk pranon asnjë gol është gjithmonë rezultat i mirë. Unë nuk dua që futbolli të më ndëshkoj mua kështu që unë do të luaj me një ekip të fortë në lojën e dytë”.

“Ishim me fat që krijuam epërsi në pjesën e parë edhe pse nuk shkoi aq mirë, ndërsa në të dytën ishte gjithçka bukur ku shënuam edhe dy gola”.

“St Etienne ishin të përqendruar, krijuan shanse dhe shkaktuan probleme.
Nuk jam i lumtur me përqendrimin në lojë, ne ishim afër barazimit ne pjesën e parë”.

“Ne duhet të luajmë në çdo lojë në të njëjtë mënyrë. Nëse ne nuk jemi në Ligën e Kampionëve preferojë të jemi në Ligën e Evropës se sa në shtëpi duke shikuar TV”, deklaroi Mourinho./Telegrafi/