Telegrafi

Mourinho: Ishte fitore e madhe, nuk është e lehtë të fitosh në Empoli

Roma ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Empoli, pasi ka triumfuar me rezultat 2-4.

Giallorosët patën një pjesë të parë të shkëlqyeshme ku shënuan katër gola, por në 45 minutat e dytë ulën ritmin dhe Empoli u rikthye në lojë.

Megjithatë për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon të rëndësishme ishin tri pikët, pasi nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh në stadiumin e Empolit.

“Është një fitore e madhe. Nuk është e lehtë të fitosh në Empoli, i dinim rezultatet e skuadrave të tjera në këtë fushë. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe e bëmë”, tha Special One.

Ai ka thënë se pjesa e dytë ishte fantastike për Empolin, derisa ka folur edhe për golat e sulmuesit anglez Tammy Abraham.

“Për Empolin ishte fantastike edhe pjesa e dytë. I përgëzoj të dyja ekipet për atë që treguan në fushë, një ndeshje spektakolare”.

“Çdo ndeshje unë dua sa më shumë gola nga Abraham, nëse nuk arrin të shënojë, duhet të ndihmojë skuadrën”, ka deklaruar trajneri portugez, Jose Mourinho. /Telegrafi/