Roma ka arritur të rikthehet te fitoret në elitën e futbollit italian Serie A.
Giallorosët kanë mposhtur me rezultat të ngushtë Udinesen 1-0 duke u rikthyer kësisoj te triumfi pas asaj humbje 3-2 nga Verona.
Por ajo që i dhemb më shumë Jose Mourinhos është kartoni i kuq i kapitenit Lorenzo Pellegrini, i cili mori të dytin të verdh në minutën e 90-të.
Në fakt nuk ishte një ndërhyrje e rrezikshme nga Pellegrini dhe Mourinho ka bërë të qartë se do të kërkojë nga klubi ta apelojnë kartonin.
“Ishte një vendim qesharak. Ju thoni një vendim i rëndë, unë them një vendim qesharak”, deklaroi fillimisht Mourinho.
“Unë nuk i njoh mekanizmat ligjor në futbollin italian, por duhet të përpiqemi të bëjmë gjithçka që Pellegrini të luaj”, vazhdoi tutje Mourinho.
“Kam shumë dyshime për kartonin e dytë të verdhë, nuk e di nëse do të luaj pasi do ta shikojmë nëse na lejojnë mekaqnizmat ligjor”, deklaroi Special One.
Roma do të përballet me Lazion të dielën në derbin e madh të kryeqytetit me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/