Telegrafi

Mourinho: Ibra do të ketë ndikim të madh te Unitedi

Ardhja e Zlatan Ibrahimovicit i ka dhënë tërë skuadrës së Manchester United një rritje të madhe të para-sezonit, sipas menaxherit Jose Mourinho.

Suedezi është i vendosur të bëjë debutimin e tij në ndeshjen miqësore të së shtunës kundër Galatasarayit në Gothenburg, me Mourinhon, i cili ka lavdëruar aftësinë e 34-vjeçarit për të frymëzuar ata që janë rreth tij.

“Me Zlatanin ju mund të shihni dikë me një ego të madhe, vetëbesim të madh, por ajo është në një mënyrë pozitive”, ka thënë Mourinho për MUTV, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këta janë nëntë futbollistët e padëshiruar të Mourinhos, aty edhe Januzaj

“Kur ai është me grupin, ai është i përulur dhe miqësor për të gjithë – integrimi i tij është i mirë”.

“Ai është një lojtar lidhës i mahnitshëm, një lojtar fantastik. Ai mund të jetë çdo gjë në fushë, jo vetëm një golashënues”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/