Telegrafi

Mourinho ia jep goditjen e fundit Schweinsteiger

Bastian Schweinsteiger është ende lojtar i Manchester United , por vetëm me dokumente.

Gjermani është jashtë skuadre dhe është urdhëruar të stërvitet me të rinjtë e klubit, ndërsa Mourinho ia ka bërë të qartë se nuk e do në skuadër.

Tani ka ardhur edhe një tjetër goditje për mesfushorin 32-vjeçar, që nuk është përfshirë fare në foton zyrtare të skuadrës dhe stafit.

Injorim i hapur për Bastin, që tashmë duhet të gjejë klub në janar, ose të vazhdojë të paguhet nga United, por fushën nuk e prek më.