Site icon Telegrafi

Mourinho i gatshëm të paguan 45 milionë për yllin e ri të Realit që kërkohet nga 20 klube

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: (EXCLUSIVE COVERAGE) Manager Jose Mourinho of Manchester United speaks during a press conference at Aon Training Complex on February 3, 2017 in Manchester, England. (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Jose Mourinhos tashmë i është thënë çmimi që duhet të paguan për Marco Asension.

Real Madrid i është përgjigjur Manchester Unitedit duke i thënë se çmimi për mesfushorin është 45 milionë euro.

21-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët me perspektivën më të madhe dhe tashmë për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra për ta blerë në të ardhmen.

https://www.youtube.com/watch?v=E6fKYMH2B9s

Reali e bleu Asension nga Mallorca për tre milion funte në 2014, por e huazuan te Espanyoli.

Anësori më pas u kthye në Madrid me familjen e tij dhe arriti të bind Realin për një vend në ekipin e parë dhe tashmë ka bërë 23 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Sipas Daily Mail për yllin e ri të Los Blancos janë të interesuara as më pak, as më shumë se 20 skuadra dhe kjo ka bërë që klubi spanjoll të rrit çmimin për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/

Vlen të theksohet se ishte Rafa Nadal ai që i sugjeroi Realit të transferon Marco Asension
Exit mobile version