Site icon Telegrafi

Mourinho fton Januzajn për turneun prestigjioz, por mungojnë dy yje

Jose Mourinho ka zbardhur listën me futbollistët që do të marrin pjesë në turneun “International Cup”.

Portugezi ka debutuar me sukses si trajner i Manchester Unitedit duke mposhtu me rezultat 2-0 skuadrën e Wiganit.

Në këtë takim është paraqitur edhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Adnan Januzaj, i cili për 45 minuta ka pasur paraqitje të mirë.

Lexo po ashtu Ky është vendimi i madh nga Mourinho për Januzajn

E këtë Mourinho nuk e ka lënë pa e shpërblyer duke e ftuar në këtë turne prestigjioz para fillimit të kampionatit të Ligës Premier.

Ndërsa mungojnë dy yje të Djajve të Kuq, përkatvsisht Zlatan Ibrahimovic dhe Anthony Martial, të cilët ishin pjesëmarrës në evropianin e futbollit.

Portier: David De Gea, Sergio Romero, Sam Johnstone

Mbrojtës: Eric Bailly, Daley Blind, Timothy Fosu-Mensah, Phil Jones, Paddy McNair, Marcos Rojo, Luke Shaw, Chris Smalling, Axel Tuanzebe, Antonio Valencia

Mesfushorë: Michael Carrick, Ander Herrera, Adnan Januzaj, Jesse Lingard, Juan Mata, Memphis Depay, Henrikh Mkhitaryan, Andreas Pereira, Ashley Young

Sulmues: Will Keane, Marcus Rashford, Wayne Rooney /Telegrafi/

Exit mobile version