Telegrafi

Mourinho flet për trajnerin e Chapecoense që vdiq në aksident (Video)

Bota e futbollit ka mbetur e shokuar me aksidentin që skuadra e Chapecoenses e pësoi në fillim të kësaj jave. 

Shumica e lojtarëve e humbën jetën pas rrëzimit të aeroplanit ku ishin duke udhëtuar drejt Kolumbisë për tu takuar me skuadrën Atletico Nacional.

Edhe trajneri i tyre Caio Junior, ka humbur jetën në këtë aksident.

Trajneri Jose Mourinho, ka folur pas ndeshjen me West Hamin (4-1) ku ka kujtuar trajnerin brazilian.

Braziliani ka luajtur një pjesë të madhe të karrierës në Portugali ku e kanë  pëlqyer shumë si lojtar.

Mourinho tha se është i shokuar nga vdekja e tij dhe lojtarëve duke i ngushëlluar familjet. /Telegrafi/